Velipojë, LSI aksion për pastrimin e plazhit

Ftesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim iu bashkuan qindra qytetarë, të rinj e të reja të Shkodrës, të cilët këtë 1 maj që në orët e para të mëngjesit u nisën drejt bregdetit të Velipojës, në nismën “Për një Velipojë të Pastër”. Në mënyrë të organizuar morën rrugën me autobusa dhe makina per t’iu bashkuar kësaj nisme për pastrimin e kesaj vije bregdetare, por edhe per te argetuar në shoqerine e njeri – tjetrit.Shembullin e bukur të pastrimit te vijes bregdetare e dhane se bashku me te rinjte, kandidati per deputet qe kryeson listen ne qarkun e Shkodres Agron Çela, i shoqëruar nga anetarja e kryesisë së LSI-se Nora Malaj, koordinatori Gezim Podgorica, anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike.Ne pak ore, vija bregdetare e tejmbushur me mbeturina do të pastrohej nga aksioni i anëtareve te LSI-së, qe pasi bene largimin e mbetjeve nga rëra, i vendosën në një hapësirë të caktuar në plasmasa të zinj. Pas ketij aksioni, nuk mungoi as argetimi, ku te ndare ne grupe do te zhvilloheshin ndeshje volejbolli mes rajoneve. LSI tashme ecen me shpejt edhe drejt zhvillimit te turizmit dhe mbrojtjes se mjedisit.Mbeshtetesit e kesaj force politike deshmuan edhe njehere se jane insiator dhe promotor te zhvillimit, duke i dhene kuptim edhe data simbolike ne kalendar, larg rutines dhe zymtesise qe prej vitesh ato kane krijuar tek masa e gjerë.