Liria e medias, Freedom House: Shqipëria progres, Kosova një hap prapa

Teksa gjatë muajve të fundit nuk kanë munguar raportet negative nga ndërkombëtarët për fusha të ndryshme në vendin tonë, që nga korrupsioni apo rritja e nivelit të borxhit, më në fund vjen një “medalje” për median shqiptare.Organizata Freedom House ka publikuar sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lira, por sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi.Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar.Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se jë nga zhvillimet pozitive që është vënë re në Shqipëri është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën legale. Sipas saj, kjo ka sjellë përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias.Po cilat janë sfidat për Shqipërinë sipas zonjës Karlekar?“Ka klauzola ligjore dhe rregullatore që ende nuk përputhen me standardet ndërkombëtare. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve që mbulojnë ngjarje dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Po ashtu ka shqetësime për anën ekonomike, përsa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si edhe njëanshmërisë së tyre. Por në përgjithësi rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor”tha ajo.Në një vështrim global, Freedom House vlerëson se liria e mediave në mbarë botën ka rënë vitin e kaluar në pikën më të ulët në disa dekada.Koreja e Veriut dhe Turkmenistani mbajnë epitetin e vendeve më të këqija sa i përket lirisë së mediave, për t’u pasuar nga Uzbekistani dhe Bjellorusa.Gjeorgjia dhe Armendia thuhet se kanë treguar përmirësime të mëdha, ndërsa Azerbajxhani është përkeqësuar.Organizata amerilane, Freedom House, po ashtu ka konstatuar “kontroll të plotë mbi televizionin, radion dhe mediat e shkruara në Rusi”.