Guria: Deklaratat me tone “negative” të politikanëve stepin investitorët e huaj
Përkundër krizës në Eurozonë, kryesisht në dy vendet fqinje, si partnerë kryesorë tregëtarë, investimet e huaja në Shqipëri kanë regjistruar rritje. Eneida Guria, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve “AIDA” në RTV Ora News tha se ka pasur dhe një zgjerim të hartës, ku vihet re një prezencë e investitorëve austriakë, kandezë dhe turq. Ndërsa Shqipëria ofron potenciale dhe mundësi në shumë fusha ku mund të hidhet kapital, sektori energjitik dhe hidroenergjitik qëndrojnë në krye të listës, pasuar nga ai minerar, industria dhe biznesi fason.“Shqipëria ka arritur të qëndrojë dhe të tërheqë investime të huaja në dy vite mjaft të vështira. Partneri jonë kryesor tregëtar është Italia po ashtu dhe Greqia, ku kjo e fundit përkundër krizës në vend edhe për 2012 mban vendin e parë për investimet në vendin tonë. Pozitive është edhe rritja e e investimeve të vendeve të tjera si ato austriake, kanadeze dhe turke. Shqipëria ofron mundësi të mëdha, por sektori energjitik dhe hidroenergjitik mbetet prioritar. Ne kemi shumë të rinj të kualifikuar. Sektori minerar dhe ai industrial kanë nivel të lartë, po ashtu edhe biznesi fason” tha ajo.Ndërsa gjendemi në një vit zgjedhor, me një fushatë që ka filluar ethshëm, e ku si rrallë herë kemi pasur deklarata të shumta nga lider partish për ekonominë, biznesin e investitorët, Guria shprehet se është e pashmangashme që kjo mos të ndikojë tek investitorët e huaj, aq më tepër kur ato janë negative.“Deklararat që u drejtohen direkt investitorëve të huaj normal që krijojnë stepie apo ngadalësim në vendimarrje, por jo humbje interesi. Deklarata të tipit se të gjitha kontratat do rishikohen apo prishen sigurisht që kanë efekte negative mbi ata që operojnë në vend. Ka shumë investitorë që po e shohin me interes Shqipërinë si për potencialet që ka ashtu dhe paketat që janë ndërmarrë kohët e fundit. Impakti i pritshëm negativ mund të jetë kryesisht tek ai grup investitorësh që po e shohin Shqipërinë, jo tek ata që kanë nisur projektet” deklaroi Guria.Po cilat janë shqetësimet apo problemet me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë?Një pjesë e shqetësimeve janë ato që kanë të bëjnë jo me kushtet apo iniciataivat që Shqipëria ka, por me administratën ose sjelljen e saj, kryesisht atë tatimore, por njëkohësisht vlerësohen dhe iniciativat e qeverisë duke mundësuar shumicën e shërbimeve në rrugë elektronike, për të reduktuar kontaktet e investitorëve me administratën” tha Drejtoresha e AIDA-s.Në cilësinë e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas në Tiranë, Eneida Guria, tha se PD po synon shpalosjen e një programi që vendos në fokus gruan dhe rolin që duhet të ketë në shoqëri, përmes ndërmarrjes së një sërë hapash si për fuqizimin ekonomik të tyre, përfaqësimin në administratë dhe rritje të kuotave në politikë.“Me krenari themi që janë bërë shumë për gratë për të ngushtuar atë pabarazi gjiniore që ekziston edhe në vendet e tjera, këtu më shumë për shkak të traditës. Një vëmendje i është dhënë rolit të gruas në gjitha fushat e jetës, luftës së dhunës ndaj tyre. Ajo që synohet është shpalosja e një programi që vendos në fokus gruan dhe rolin që duhet të ketë në shoqëri, duke vendosur theksin në gjërat që duhen bërë për të mbështetur gruan si atë shtëpiake, ashtu edhe ato të punësuara, apo sipërmarrëse. Ka dhe masa të tjera që synojnë nxitjen e biznese familjare. Kuota është një hap shumë i mirë për të pasur përfaqësimin në ato nivele që duhet të jetë, 30%. Një ndër fokuset e Forumit të grave demokratike ka qenë hapja e dyerve për anëtarësime. E gjithë java u është kushtuar atyre për të kutuar ato gjëra që janë të prekshme janë bërë mire, por dhe atyre që mund të përmirësohen. Të shtunën kemi Konventën, e cila synon të japë një mesazh mbi arritjet që ka pasur mbi vendosjen e barazisë gjinoredhe ato cfarë synohet të bëhen në vazhdim. Gruas shqiptare nga politika i duhen një sërë gjërash, më shumë vëmendje për fëmijët, më shumë përfaqësim, forcim ekonomik. PD do të ketë shumë mirë të përfaqësuar gruan në të gjitha instancat, edhe në lista sigurisht” deklaroi ajo.