Tiranë, digjet automjeti i një shtetasi italian

Një makinë në pronësi të një shtetasi Italian është djegur gjatë mesnatës në kryeqytet.Sipas informacioneve automjeti me targa TR 3322 T i cili ishte parkuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka marrë flakë në rrethana ende të panjohura.Ka qënë vetë shtetasi Italian, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur i cili ka denoncuar në polici në orën 02:40 për djegien e automjetit të tij.Mësohet se automjeti është djegur plotësisht në pjesën e brendshme të tij. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.