Dule: Partia e Prosperitetit Demokratik, në listat e PBDNJ-it

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule njoftoi sot bashkëpunimin në zgjedhje me Partinë për Prosperitet Demokratik.Në një konferencë për shtyp, Dule ndërsa e cilësoi si jot ë drejtë përjashtimin e kësaj partie nga zgjedhjet  theksoi se kreu i PPD-së,Yzeir Fetahu do kryesojë listën e PBDNJ në qarkun e Elbasanit.“Ne do bashkëpunojmë në këto zgjedhje së bashku. PPD, që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar, do konkurrojë bashkërisht me PBDNJ-në. Për PBDNJ kjo është një kënaqësi dhe një detyrim,” tha Dule.