Ndërtesat pa leje në Tiranë, INU: Do t’i prishim të gjitha
Inspektoriati ndërtimor urbanistik ka nisur aksionet në kryeqytet për shembjen e ndërtimeve pa leje apo shtesave të paligjshme.Aksioni këtë herë nis në një objekt në afërsi të Univeristetit Politeknik dhe drejtori i INU Florenc Hoxha tha se do të vijonë më shembjen e objekteve të tjera.“Prishja e këtij ndërtimi është në kuadër të angazhimit dhe punës tonë të përditshme, në lidhje me ndalimin dhe goditjen e të gjithë ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës. U bëj edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos tentojnë shkeljen e ligjit, duke bërë ndërtime pa leje, pasi të gjithë ndërtimet që do të bëhen në kundërshtim me ligjin do të kenë të njëjtin fat, prishjen e tij. Gjithashtu, u bëj me dije qytetarëve që territori i Bashkisë së Tiranës kontrollohet 24 orë nga shërbimet tona dhe askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Ne do të veprojmë, në të gjithë rastet që do të konstatojmë ndërtime pa leje. Ne do të vazhdojmë punën e përditshme, do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm” u shpreh Hoxha.Më herët, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik po më të njëjtin qëllim për heqjen e objekteve pa leje, ka zhvilluar aksione në zonën e njohur si Pallatet Shallavre, në zonën e ish Bllokut si dhe në zonat periferike.Qëllimi është që kryeyteti të jetë i çiliruar nga objektet apo shtesat e paligjshme dhe nga zënia e hapësirave publike