4 vjet nga vrasja, Kuvendi 1 minutë heshtje për ish-deputetin Fatmir Xhindi

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një  minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi i cili u vra katër vjet më parë.Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se pavarësisht premtimit të drejtësisë, asgjë nuk është bërë për gjetjen e autorit të vrasjes së deputetit.Edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë apel drejtësisë të zbardhë sa më shpejt vrasjen e ish-deputetit Xhindi.“Absolutisht po, ai ishte një koleg ynë dhe ne bashkohemi plotësisht me ju, i bëjmë apel drejtesisë të veprojë sa më shpejt për zbardhjen e ngjarjes” theksoi Topalli.