Zjarr në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2013, 10:05
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë në Lezhë.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të Shëngjinit ku një fabrikë e përpunimit të peshkut është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Dyshohet se shkak për zjarrin janë bërë luhatjet e tensionit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.