Athinë, emigrantët protestë për toponimet: Shqipëri, mos braktis të ardhmen!
Zgjidhja e shpejtë e qeverisë greke, që i lejon fëmijëve të lindur në Greqi të udhëtojnë lirshëm vetëm për periudhën e Pashkëve, ka sjellë reagime nga familjet e emigrantëve shqipëtare.Një grup emigrantësh shqiptarë protestuan përpara Ambasadës së Shqipërise në Athinë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të tyre. Sipas tyre ky lëshim nga qeveria greke nuk është zgjidhje per familjet dhe për ta, të cilët përballen cdo here me friken e kalimin të kufirit nga njera ane ne tjetren, ashtu si ne vitet 90.Emigrantët protestuan mbi një orë përpara Ambasades, duke i kërkuar shtetit shqiptar të ndërhyjë për ti dhënë fund problemit, duke mbajtur pankarta ne te cilat shkruhej për "Mbrojtje të të drejtave të fëmijëve", "Zgjidhje përfundimtare të çështjes se toponimeve" si dhe duke bërë thirrje "Shqipëri, mos braktis të ardhmen!".Në protestë kanë marrë prjesë presidenti i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Edmond Guri, përfaqësuesit e shoqatës "Studenti", përfaqësues të Shoqatës së emigrantëve shqiptarë e ishullit të Salaminës dhe gazetarë të shtypit shqiptar në Athinë.Qeveria greke nuk pranon që emrat e vëndeve të tyre, bëhet fjalë për fëmijët që kanë lindur në Greqi, të shkruhen në pasaportat shqipëtare vetëm në shqip. Sipas ligjeve ndërkombëtare në dokumentat ndërkombëtare toponimet duhet të shkruhen në dy gjyhë atë të vendit përkates dhe në anglisht.Ndërkohë që në pasaportat biometrike shqipetare të gjitha të dhënat shkruhen në të dyja gjuhet pervec vendlindjes, e cila shkruhet vetem ne shqip, çështje kjo që ka sjellë probleme për qindra familje shqipëtare që jetojnë në shtetin fqinj.