Të diplomuarit për infermieri dhe mami japin provimin e shtetit
Këtë vit, kandidatët e kanë marrë më seriozisht përgatitjen për provimin e shtetit duke e parë këtë test si një nga kushtet kryesore për të ushtruar profesionin e tyre. Të parët, provimit i janë nënshtruar të diplomuarit në infermieri-mami ku sipas rezultateve që dalin menjëherë në ekran 90% e tyre janë kalues dhe me rezultat të lartë.Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi tha se për shkak të fluksit jemi të detyruar të zhvillojme teste në mënyrë intensive.Provimi i shtetit sipas ligjit i nënshtrohen një sërë profesionesh dhe autoritetet e arsimit e kanë parë këtë si një mekanizëm të rëndësishëm të përzgjedhjes së cilësisë.Kandidatët në hyrje vendosin gishtin në kompjuter, bëhej fotografimi, më pas uleshin në vendin e tyre dhe nisnin plotësimin e testit. Pyetjet janë të ndara sipas 3 niveleve për ti dhënë mundësi kandidatëve të mos penalizohen.Autoritet e A.K.P thonë se nuk ka asnjë mundësi favorizimi sepse nuk ndërhyet në sistem dhe pas përfundimit të provimit, përgjigjia merret menjëherë, pa lënë klasën. Të pakënaqurit mund të ankimojnë dhe më pas komisioni do të bëjë rivlerësimin e tyre.