Korçë, vetëvritet me armë 22-vjeçarja, s`dihen ende arsyet

Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës ku 22-vjeçarja Qamile Serjani është vetëvrarë me pushkë në banesën e saj.Nuk dihen ende motivet e vetëvrasjes së 22-vjeçares por mësohet se viktima ka lënë një letër në të cilën ajo i kërkonte falje bashkëshortit të saj për krimin e kryer.Nga dëshmia e vjerrës së saj Rruzhdie Serjani viktima nuk kishte pasur konflikte me bashkëshortin dhe pjesëtarë të familjes si edhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.Qamile Serjani ishte nga Berati dhe kishte një muaj që ishte martuar në qytetin e Korçës, pasi ishte ndarë nga bashkeshorti i saj i parë me të cilin kishte edhe një fëmijë të mitur.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka sekuestruar letrën si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të cilat e çuan 22-vjeçaren drejt vetëflijimit.