Zannier: Të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, do çojmë mision të gjerë

Në kushtet e ashpërsimit të toneve mes palëve por edhe funksionimit  të institucionit më të lartë zgjedhor, KQZ vetëm me anëtarët e propozuar nga maxhoranca, OSBE është gati të marrë vendimin  për të shtuar vëzhguesit e zgjedhjeve të 23 qershoritKëmbana e alarmit për shqetësimin e fortë të OSBE për klimën politike në Shqipëri vjen nga sekretarti i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zanier."OSBE po ndjek me shqetësim shenjat e rritjes së konfliktit politik në Shqipëri dhe  pritshmëria është për një proces elektoral konkurues në një klimë të vështirë", ka deklaruar Zanierr në një intervistë për agjensinë italiane të lajmeve Ansa.Doza e shqetësimit për OSBE-në, nuk lidhet vetëm me klimën politike në Shqipëri, por me faktin se këto zhvillime mund të minojnë stabilitetin në të gjithë rajonin."Ne shpresojmë që të mos ketë nacionalizëm të tepruar që mund të krijojë element destabiliteti në rajon. OSBE ka investuar shumë në Shqipëri",  ka nënvizuar Zannier.Gjatë javës së shkuar, sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zanier u takua me kryesocialistin Edi Rama ku deklaroi se shpresonte që zgjedhjet e ardhshme do të kontribuonin në zhvillimin e një bashkëpunimi konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe forcimin e qeverisjes demokratike.Ditët e fundit, faktori ndërkombëtar ka shtuar thirrjet për tensionimin e situatës paraelektorale në vend dhe arritjen sa më parë të një kompromisi që mund të çonte në funskionimin  normal të KQZ-së.