Përgjimet nga Prokuroritë e rretheve, e Përgjithshmja kundër PD-PS: Të lejohet

Prokuroria e Përgjithshme shprehet kundër vendimit të mazhorancës dhe opozitës për refuzimin e kërkesës së këtij organi që të drejtën e përgjimit ta kenë edhe Prokurorët e rretheve.Organi i akuzës reagoinë Komisionin e Sigurisë, pasi relatori i projekligjit, Fatos Hoxha raportoi mbi ndryshimin e ligjit me konsensusin e PD e PS, ku heqej nenit 8, i cili percaktonte se Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta dhe për nevoja të hetimeve paraprake urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë e rretheve.Deputeti demokrat e cilosoi kërkesën si absurde, por përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano tha se kërkesa nuk shkel asnjë ligj dhe propozohet për ti ardhur në ndihmë prokurorëve për të marrë informacion ne kohë reale.Në Komisonin e Sigurisë, deputetët socialistë ngritën një tjetër shqetësim, lidhur me deklratën e një dite më parë te Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Shtetëror, se përgjimet e komunikimeve elektronike janë tejkaluar. Deputeti Gamir Bizhga tha se kjo deklaratë dëshmon se është shkelur ligji, andaj duhet të nisin sa më parë hetimet.