Fullani: BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Pavarësisht kërkesës së Konfindustrisë për të ulur normën bazë të interesit, Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë atë të pandryshuar.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se ekonomia shqiptare është përballur më vështirësi gjatë mujave të parë të vitit.“Këshilli mbikqyrësi i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë në nivelin 4 përqind të normës bazë të interesit. Ekonomia shqiptare është përballur me një ambjent sfidues në 6 muajt e parë të vitit” tha Fullani.Ai ka shtuar se niveli i inflacionit rezultoi të jetë i ulët  në fillim të vitit ndërsa ka pasur një rritje graduale gjatë vitit duke shënuar nivelin 2.7 përqind.Kreu i BSH-së ka deklaruar gjithashtu se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje vjetore prej 2 përqind  ndërsa shtoi se një nga sektorët i cili ka shënuar rënie të madhe është ai i ndërtimit.Sipas Fullanit, ekonomia ka shënuar rritje të ngadaltë të kërkesës së huaj me rritjen e primeve të rrezikut në tregjet financiare dhe tendenca të uljes së ekspozimit të ekonomisë shqiptare.“Kjo është reflektuar në nivele të ulëta konsumi dhe investimesh në vend. Së bashku me reduktimin e stimulit fiskal gjatë 2012 kanë rezultuar kërkesë të zbehtë agregate dhe rritje të ulët ekonomike” tha Fullani.Sipas tij eksportet kanë shënuar rritje në nivelin 6.7 përqind dhe kjo është një reflektim i kërkesës së huaj por importet janë tkurrur duke shënuar shifrën 0.9 përqind.Fullani  ka deklaruar gjithashtu se të ardhurat buxhetore janë rritur në 2.3 përqind dhe se  të dhënat tregojnë  për një përmirësim të ndjeshëm në buxhet."Situata e krizës ka shtuar përgjegjësinë e BSH për të dhënë stimujt.  BSH-ja do të vijojë të mbajë në kuota të larta kapitalizimin e bankave” theksoi Fullani ndërsa shtoi se  aktiviteti ekonomik do të vijojë të mbetet nën kredencial.