Berisha: Pavarësi enteve rregullatore. Ndërhyrjet politike, të dëmshme

Kryeministri Berisha ka deklaruar se pavarësia e enteve rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funksionimit të tyre.Duke folur në konferencën "Ritheksimi i Pavarësisë së Autoritetit Rregullator të sektorit financiar", kryeministri Berisha theksoi se ndërhyrjet e politikës janë të dëmshme për funksionimin e enteve rregullatore.“Nëse ka ndërhyje të dëmshme është e politikës, sa herë  i ka marrë përsipër i ka përkeqësuar dhe më shumë. E rëndësishme të mbahet parasysh dhe ky mësim është kusht për të garantuar konkurrencën e lirë në këto tregje delikate të ndjeshme,