Rikthehen grabitjet e argjendarive, policia kap në kohë rekord 2 grabitësit

Grabitet argjendaria e vajzës së Rrapo Sinanajt, argjendari që u vra 1 vit më parë në tentative për të mbrojtur argjendarinë nga grabitësi. Pas një viti e njëjta situatë në dyqanin e vajzës së tij, por policia e Tiranës kap dy grabitësit brenda pak orësh. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e policisë së Tiranës dhe dhe detajet lidhur me këtë ngjarje:“Diten e sotme, rreth ores 13.15 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, eshte evidentuar nje telefonate e cila theksonte se ne vendin e quajtur Rruga e Dibres, pramë “Selvisë” dy persona te maskuar kane tentuar te vjedhin me dhune nje dyqan argjendarie dhe jane larguar me motor.Menjehere ne vendngjarje shkuan sherbimet e Komisariatit te Policise nr.3 dhe oficere per Hetimin e Krimeve te Renda, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, nderkohe qe jane aktivizuar ne ndjekje te tyre sherbimet e Komisariateve te Policise nr.2, nr.5 dhe nr.6 dhe struktura speciale operacionale ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane.Falë hetimeve të menjëheshme në kohë, rezultoi se dy autoret kane hipur ne nje motor prane argjendarise dhe janë larguar në drejtim të autostradës duke devijuar në rrugë dytësore për të fshatin Domje dhe Laknas Tirane.Nga hetimet intensive dhe vleresimi ne kohe i informacioneve te marra ne terren nga sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3, 5 dhe nr.6 pas 45` minutash nga momenti i kryerjes se krimit dhe konkretisht rreth ores 14.00 te dites se sotme eshte bere e mundur identifikimi dhe arrestimi ne flagrance ne zonen e Domjes i autoreve te dyshuar te kesaj ngjarje te cilet jane shtetasit:Redi Donrrolli, 27 vjec, lindur dhe banues ne Shkoder, i denuar më parë për vrasje, dhe i arretisur nga burgu.Klodjan Martini, 28 vjec, lindur dhe banues ne Diber.Hetimet vazhdojne nga sherbimet e Seksionit te Vjedhjeve me Arme dhe me Dhune, lidhur me dokumentimin e plote ligjor te te gjithe aktivitetit kriminal te ketyre personave. Materialet proceduriale Prokurorise” tha zëdhënësja e policisë së Tiranës.