"Sandy", Berisha-Obamës: Shqiptarët solidaritet me SHBA-në
Kryeministri Berisha ka ngushëlluar sot presidentin e SHBA-së Baracka Obama për humbjen e jetëve njerëzore në fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga stuhia masivePërmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i qeverisë thekson se shqiptarët ndajnë me familjet e viktimave, qeverinë e SHBA-ve dhe kombin amerikan, hidhërimin për humbjen tragjike të jetëve njerëzore dhe bashkojnë lutjet e tyre që shpirtrat e viktimave të gjejnë paqen e amshuar.“Me keqardhje të thellë kam mësuar për fatkeqësinë natyrore të stuhisë masive që ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e së cilës humbën tragjikisht jetën disa dhjetëra qytetarë të vendit Tuaj dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e pasurore. Ndaj, Ju përcjell, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të çmuara njerëzore së bashku me shpresën që kjo situatë të kapërcehet sa më parë dhe me sa më pak dhimbje” thekson Berisha.Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare po ndjek me vëmendje zhvillimet e situatës dhe solidarizohet plotësisht me përpjekjet e qeverisë amerikane dhe të të gjitha autoriteteve në zonat e prekura për përballimin e kapërcimin e kësaj situate të vështirë.