Wollfarth: Masa më të rrepta për rastet e korrupsionit

Kreu i misionit të OSBE-së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth e sheh shqetësuese situatën e korrupsionit në Shqipëri. Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e forumit civil për rritjen e kujdesit për jetën e qytetarëve, ambasadori Wolfarth tha se me gjithë miratimin e ligjeve të rëndësishme në këtë drejtim sic është ai anti-mafia apo edhe heqja e imunitetit, duhet konkretizuar zbatimi i tyre me dënime të posacme për rastet e korrupsionit.“Reforma në sektorin e sigurisë është një proces i gjatë dhe kompleks. Për të qenë e suksesshme, ajo duhet të jetë edhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se në këtë drejtim ka ende shumë për të bërë. Në këtë kontekst, korrupsioni mbetet kërcënim i madh ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Pandëshkueshmëria nuk mund të pranohet kur shkelet ligji. Ligjet e reja për Policinë e Shtetit, ligji Anti-Mafia dhe miratimi kohët e fundit i mundësisë për të hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë, janë shembuj të mirë përparimi në këtë drejtim. Megjithatë, këto duhen shoqëruar me një bilanc bindës vendimesh dhe dënimesh apo gjobash të rrepta e të përshtatshme në të gjitha rastet e korrupsionit” tha ai.I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe ish-presidenti Rexhep Mejdiani, i cili ndërsa tha se është shqetësuese situata e krimit në vend, nënvizoi se kjo nuk duhet të jetë një cështje politike, por një cështje e shtetit shiptar.Në deklaratën e forumit civil për sa i përket cënimit të jetës së qytetarëve theksohet se situata po bëhet gjithnjë e më kritike, sa i përket kriminalitetit në vend. Në këtë kuadër kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave shtetërore edhe shoqërisë civile për të vënë në zbatim të gjithë mekanizmat për të zbutur këtë fenomen.