Kushtetuesja “rrëzon” qiramarrësit: Nga nesër banesat e ish-pronarëve të jenë të lira

Gjykata Kushtetuese shfuqizon kërkesën e shoqatës së qiramarrësve. Sic bëhet me dije në njoftim për mediat të lëshuar nga kjo gjykatë, shpjegon se në përfundim të shqyrtimit të çështjes me kërkues shoqatën e Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private dhe subjekte të interesuara Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i aktit normativ nr.03, datë 01.08.2012 "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara" si dhe të ligjit nr.82/ 2012, datë 13.09.2012 "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara", pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura prej kërkuesit si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 31.10.2012, njëzëri, vendosi: "rrëzimin e kërkesës".Ndërkaq vendimi i arsyetuar do të bëhet publik në një kohë sa më optimale. Sipas aktit normativ të miratuar nga Parlamenti vendimi pritet të hyjë në fuqi me 1 nëntor, cfarë do të thotë që qiramarrësit duhet të lëshojnë menjëherë banesat ish pronarëve.Shoqata e qiramarrësve përmes avokates së tyre Luljeta Petani i pati kërkuar Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të aktit normativ të nxjerrë nga qeveria shqiptare. Sipas tyre ky akt është antikushtetues në formë dhe përmbajtje pretendime madje ata e konsiderojnë aktin për lirimin e shtëpive të ish pronarëve si diskriminuese.Këto pretendime u hedhën poshtë nga përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferllari e cila ka sqaruar trupin gjykues së se kushtet e emergjencës dhe nevojës që duhet të plotësohen për nxjerrjen e nja akti të tillë janë plotësuar. Ajo sqaroi se numri i ish-pronarëve të cilët i drejtoheshin gjykatës së Strasburgut për të drejtën e pronës ishte gjithnjë e në rritje e po ashtu edhe vendimet që kjo gjykatë jepte në favor të tyre dukë detyruar shtetin të dëmshpërblente qindra mijëra euro ishin gjithnjë e në rritje.Duke parë dëmin që i shkaktohej buxhetit të shtetit nga këto vendime ishte emergjente marrja e një akti të tillë. Ndërkohë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi shpjegoi para Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen që ky akt jepte për 3000 familjet që duhet të lirojnë shtëpitë e ish pronarëve.