Uragani "Sandy", Nishani ngushëllon Obamën

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka ngushëlluar sot homologun e tij amerikan Barack Obama për katastrofën natyrore që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.Përmes një telegranimi, Presidenti Nishani, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për 33 viktimat e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos qytetin e New York-ut.“Me hidhërim të thellë ndoqa përmbytjet dhe shkatërrimet që solli stuhia shumë e fuqishme që goditi bregun lindor të SH.B.A., sidomos qytetin e New York-ut, duke shkaktuar dhe humbjen e jetëve të mbi 33 qytetarëve amerikanë. Kjo ngjarje shumë e rëndë natyrore që ka lënë pasoja të pallogaritshme në disa qytete të vendit tuaj na ka tronditur të gjithëve pa masë. Me këtë rast, më lejoni Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe familjeve të viktimave e të lënduarve, ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë gjithashtu me popullin tuaj, lutjet më të ndjera për shërim dhe rimëkëmbje, pas kësaj fatkeqësie”  thekson Nishani.