LSI shpall rezultatet për KDK, zgjidhet kryetare Erisa Xhixho

Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së shpalli sot rezultatet e votimit për strukturat drejtuese të kësaj partie, kun ë bazë të tyre Erisa Xhixho është zgjedhur kryetare KDK në Lëvizjen Socialiste për Integrim.Bazuar në një votim elektronik, komisioni ka nxjerrë përfundimet për të gjithë garuesit, ku Xhixho u zgjodh në krye të KDK me 220 vota, ndërkohë që Petrit Vasili u zgjodh nënkryetar i KDK-së.Në vendin e sekretarit të përgjithshëm është rikonfirmuar Luan Rama. Ndërkaq Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha janë zgjedhur nënkryetarë të KDK.Kreu i LSI-së, Ilir Meta e ka cilësoi si mjaft të suksesshëm votimin elektronik për zgjedhjen e komitetit drejtues të kësaj force politike. “Votimi elektronik është më transparenti, më i saktë dhe më i pastër ” tha Meta.