Shkodër, tentoi të vrasë djalin e tij, arrestohet 49-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 11:37
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij 16-vjeçar.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës ku 49-vjeçari Mhill Hasanaj pasi e ka fyer dhe e kanosur djalin e tij ka tentuar më pas ta godasë me thikë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit duke shmangur edhe tragjedinë.Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 49-vjeçarin të tentojë të vrasë djalin e tij por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.