Vrasja e 58-vjeçarit në Korçë, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 13:46
Policia e Korcës ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes së 58-vjeçarit Hetem Hëna.Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar 35-vjeçari Edison Kodralli i cili dyshohet se është autor i vrasjes së 58-vjeçarit.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vloçisht të Korçës ku 58-vjeçari Hëna u vra me armë, kur punonte si roje në lokalin e lojrave të fatit në pronësi të djalit të tij.