Vlorë, arrestohen 3 persona për kontrabandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 12:51
Policia e Vlorës ka arrestuar sot 3 persona të cilët akuzohen për prodhim të kundraligjshëm të pijeve alkolike.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Porosia” janë arrestuar pas hetimeve disa mujore dy vëllezërit Gramoz dhe Aleksandër Kalemaj dhe shtetasi Dejton Dapaj.Sipas policisë të arrestuarit mbanin dhe tregëtonin kafe kontrabandë ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 100 kg kafe, 400 litra alkol, 3000 etiketa për pije të ndryshme dhe dy automjete.Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për akuzën “prodhim dhe tregtim të pijeve alkolike në mënyrë të paligjshme”.