Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për trafik armësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 13:05
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një shumë të kërkuari për trafik armësh.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Kujtesa” është arrestuar në fshatin Piqeras, 59-vjeçari Sabdulla Qoku.Sipas policisë 59-vjeçari kërkohej prej 7 vjetësh nga policia dhe për kapjen e tij janë zhvilluar edhe disa operacione.Qoku ishte dënuar nga gjykata e rrethit Vlorë me 8 vjet burg me akuzën “trafik armësh”.