Gjykata e Tiranës shtyn për nesër gjyqin për “21 janarin”

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për nesër seancën gjyqësore për çështjen e"21 janarit".Avokati mbrojtës i kreut të Gardës Ndrea Prendi, Genc Gjokutaj ka deklaruar se do të kontestohen provat e paraqitura nga pala e akuzës, përmbajtja e tyre dhe mënyra se si janë marrë  këto prova.Ndërkohë në seanca e nesërme për "21 janarin", pritet të fillojë me dëshmitë e palës mbrojtëse.Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi po përballet me akuzën e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj ndërsa Agim Llupo, ish-shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardë, akuzohet për vrasjet e demonstruesve, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.