Meta: Politika të jetë e bashkuar në festimet e 100-vjetorit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar nga politika që të jetë e bashkuar në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.Ndërsa i është referuar debatit të ditëve të fundit se ku duhet të festohet 100-vjetori i pavarësisë në Tiranë apo në Vlorë, Meta kërkoi pjekuri politike nga të dyja palët.Duhet dialog për festimet pasi në Tiranë do të vijnë personalitete të shumta dhe kjo kërkon një bashtërendim dhe një ndërgjegjësim të momentit që na teston dhe e rrit më tej rolin e Shqipërisë apo e dëmton atë në të ardhmen. Unë besoj në përgjegjshëmërinë për të dëshmuar pjekuri dhe rritje si komb në këtë 100 vjetor të pavarësisë” tha Meta.Gjithashtu kreu i LSI-së e ka cilësuar si mjaft të suksesshëm votimin elektronik për zgjedhjen e komitetit drejtues të kësaj force politike. "Votimi elektronik është më transparenti, më i saktë dhe më i pastër " tha Meta.