Malaj për listën e PS: Kandidatët e sigurtë të jenë në bazë meritash
Emrat e sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë të PS duhet të vihen në bazë të meritës dhe përmes një proçesi demokratik.Është deputeti Arben Malaj, njëherësh anëtar i Kryesisë së selisë rozë, i cili në një intervistë për Ora News thotë se duhet bërë kujdes me listat, pasi prej tyre do të varet qeverisja e së nesërmes.“Çdo kërkesë e çdo anëtari dhe mbështetësi të PS, qoftë anëtar i thjeshtë , qoftë anëtar i kryesisë për kriteret e përzgjedhjes së ekipit, për parimet e përzgjedhjes së tyre, për respektimin e meritokracisë, për respektimin e një proçesi demokratik nga qëndrat e votimit deri tek vendimi përfundimtar nuk është një element i një qejfmbetje por një element i një përgjegjësie maksimale, pasi nga mënyra si do zbatohen këto parime dhe nga cilësia e ekipit konkurues në zgjedhje do të varet edhe përmasa e fitores, por edhe cilësia e qeverisjes së vendit”deklaroi ai.Ju vetë e dini se në cilin qark do jeni kandidat?“Unë nuk punoj një ditë para listave për të marrë vesh se ku do jem në listë, por punoj që ditën e parë të një mandati katërvjecar për tu shërbyer të gjitha socialistëve”u shpreh deputeti Malaj.Duke u ndalur në paktin PS-LSI, Malaj thotë se sfida e koalicionit të ri është:“Sfida e cilësisë së fitores së zgjedhjeve dhe sfida e cilësisë së qeverisjes së vendit” tha Malaj6 maji, do shtuajë çdo enigmë për listën e kandidatëve për deputetë në PS, pasi ky është edhe afati i fundit për të dorëzuar emrat në KQZ.