Basha: Me kopjen e fushatës së 2011, Rama kërkon të bindë qytetarët në 2013
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka akuzuar paraardhësin e tij dhe kryetarin e PS Edi Rama se nuk një program politik dhe se në zgjedhjet e qershorit po hyn me programin e zgjedhjeve lokale të 2011-ës.Ndërsa ngriti përsëri akuza për liderin e opozitës për mënyrën sesi menaxhoi bashkinë e Tiranës për 11 vite pa asnjë vizion për të ardhmen e qytetit.“Qytetarët e mbajnë mirë mend se kush bën kopjacin në fushatë elektorale. Me kopjen e 2011-ës zoti Rama është futur në fushatën e 2013-ës por problemi më i madh i tij mbetet marrëdhënia me njerëzit. Unë i them sot të mësojë nga realizimi i këtij premtimi tjetër, në raport me objektivat tona për punësimin dhe duke mësuar shpresoj të vetëkorrigjohet” ka theksuar Basha.Deklaratën qytetari i parë i Tiranës e bëri gjatë lancimit të portalit të punësimit. Portali do të shërbejë si urë komunikimi midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve.Në më pak se një jave kanë aplikuar 9 biznese të reja duke ofruar 805 vende punë ku prioritet i punësimit do jenë të rinjtë.“Sot, në ditën që ne inaugurojmë këtë faqe, 15 profesione kërkohen anembanë qytetit, dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, menaxherë, ekonomistë, elektriçistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë dhe operatorë telefonikë. Kjo ofertë fillestare që hidhet sot në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë punë në qytetin e Tiranës vjen nga afro 9 kompani të cilat kanë mundësuar që kërkesën që ata kanë për të punësuar, ta reklamojnë përmes këtij portali, falas dhe të hapur për këdo që dëshiron ta eksplorojë. Edhe 6 kompani të tjera presim që të hedhin të dhënat e tyre në ditët në vijim, duke e çuar në 15 numrin total të kompanive që aktualisht nëpërmjet këtij portali reklamojnë 805 vende pune, 805 mundësi për t’u punësuar për qytetarët e Tiranës, në veçanti për qytetarët e rinj të Tiranës” shtoi ai