Berisha nga Korça: Opozita të shikojë Shqipërinë reale
Kryeministri Sali Berisha nga Korça i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të dalin të shohin Shqipërinë reale. Gjatë inaugurimit të godinës së re të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane Berisha tha arsimi dhe investimet në infrastrukturë janë prioritete të qeverisë që ai drejton.Ndërsa akuzoi kreun e opozitës për bllokimin e statusit të vendit kandidat, Berisha ka zgjedhur një shembull më të prekshëm për banorët e zonave verilindore.Berisha përdori bojtotimin e opozitës në miratimin e kredisë për rrugën Qukës- Qafë Pllocë, për të akuzuar Ramën si bllokator të integrimit dhe zhvillimit.Berisha tha se arsimi, infrastruktura dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve do të jetë prioritet i qeverisë së tij edhe gjatë mandatit të ardhshëm.