Rama i “përgjigjet”Tabakut: Në 23 qershor do shpëtojme laureshat që këndojnë marritë e Saliut

Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku, akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po i shmanget kandidimit të tij për deputet në Tiranë, ky i fundit nuk ka një përgjigje konkrete, mohuese apo pohuese për këtë pretendim të mazhorancës, por megjithatë nuk ka kursyer një koment në rrejtin social twitter.“Në 23 qershor te shpetojme dhe laureshat qe kendojne me pahir marrite e Saliut sa ne foltoren e partise,sa ne foltoren e bashkise” shkruan Rama.Më herët Tabaku nga selia e Partisë Demokratike tha se ish kreu i Bashkisë, Edi Rama, siç e quajti ajo, humbësi i madh, po përpiqet të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi ka frikë nga kryeqytetasit, duke renditur edhe disa arsye se pse kreu i selisë rozë po kërkon të shmangë përballjen me votën e kryeqytetasve.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se, Rama ka frikë nga një dështim tjetër spektakolar, ndaj sipas saj ,nuk ka qytet, komunë apo fshat të Shqipërisë që të dojë kandidimin e Ramës, pasi kudo ku ai shkon ndjell humbje.