KQZ, nis përzgjedhjen e ekspertëve kontabël

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis procedurën për zgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike.Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së i kërkoi ekspertëve kontabël të dorëzojnë dokumentacionin përkatës deri në datën 15 maj ndërsa theksoi edhe disa nga kriteret që duhet të plotësohen.Ekspertët që do të përzgjidhen për të kontrolluar financat e partive përveç procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit.Sipas zëdhënëses pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës më pas do të hidhet edhe shorti ku do të përzgjidhen edhe ekspertët kontabël të liçensuar.Kontrolli i ekspertëve kontabël do të përfshijë shpenzimet e partive gjatë fushatave zgjedhore, si dhe fondet që zotërojnë këto subjekte politike.