Vrasja e Komisar Lamaj, Prokuroria prova të reja kundër Frrokut

I janë dashur më shumë se dy muaj hetime Prokurorisë së Krimeve të rënda që të gjejë një provë që të lidhë Arben Frrokun me vrasjen e komisar Dritan Lamaj.Por për fatin se kjo është një çështje mjaft e rezervuar nga organ i i akuzës nuk përcaktohet saktë se çështë kjo provë shkencore, një gjurmë gishti, fijë floku apo diçka tjetër.Kjo provë mendohet të jetë gjetur në makinën me të cilën u krye atentati ndaj funksionarit të lartë të policisë së shtetit, e cila u gjet në shtëpinë e nipit të Frrokut, Jak Jakut, në Domje të Tiranës.Ky është zhvillimi me interesant që vjen nga kjo çështje disa muaj pas ngjarjes, ku mendohet të jetë gjetur prova që mund të lidhë direkt biznesmenin më vrasjen e ndodhur në 24 shkurt në kryeqytet.Arben Frroku aktualisht ndodhet në burg në Greqi, ku mbahet për llogari të shtetit shqiptar për arsye ekstradimi. Pritet që gjykata e Lartë greke të shprehet në fund të muajit maj, pasi gjykata e Selanikut shpalli moskempetencën e saj për ekstradimin e Arben Frrokut.Frroku nga ana e tij e ka mohuar gjithmonë pjesëmarrjen e tij në atentatin ndaj komisar Lamaj, duke u shprehur se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qënë në Elbasan, rrugës për në Greqi.Ndërsa mbeten për tu parë zhvillimet e mëtejshme të çështjes, duke qenë se kjo është një provë mjaft e rëndësishme në duart e organit të akuzës.