Berisha në komunën Pustec: Rruga afron Shqipërinë me Maqedoninë
Kryeministri Berisha ka vijuar sot me turin e inagurimeve në të gjithë vendin.Paditen e sotme kreu i qeverisë ka inaguruar rrugën në komunën Pustec në Korçë ku inagurua rruga Zemblak- Komuna Pustec, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 1 miliard lekë.Në fjalën e tij kryeministri theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për banorët e kësaj komune por edhe për Korçën, Shqipërinë dhe për turistët që vizitojnë Prespën si një nga perlat më të bukura të natyrës shqiptare, ballkanike dhe më gjerë.Sipas kryeministrit kjo rrugë ka një rëndësi të madhe pasi lidh Shqipërinë me Maqedoninë."Rruga shkurton tre herë distancën e fshatit me Korçën, distancën e Korçës me Prespën, distancën e turistëve që vizitojnë Prespën. Rruga përmbush premtimin tonë për lidhjen e komunave me akset kombëtare. Por kjo rrugë ka në rëndësi të veçantë pasi bashkon dy vendet tona mike, Shqipëria dhe Maqedonia. Unë i garantoj pakicës maqedonase se politika ime mbetet bashkëpunimi miqësor në të gjtiha fushat me vendin mik, në interesin e të dyja vendeve, kombeve dhe të rajonit në tërësi” tha Berisha.Ndërsa u kërkoi qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama që sipas tij ka penguar marrjen e statusit duke mos votuar 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli."Këto tre ligje mbajnë peng prej 200 e ca ditësh, statusin e vendit kandidat, e me te cilin ju të dashur qytetarë dhe qytetar, Prespa, qindra dhe mijëra turistë më shumë , fermerët e Prespës të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, do të përftojnë subvencione shumë herë më të mëdha, direkt nga KE për fermat e tyre. Shqipëria do të përfitonte qindra e qindra milion euro të Komisionit Evropian dhe të sektorit privat të BE , të cilët do të transformonin më tej infrastrukturën tonë, do të krijonin dhjetëra e mijëra vende pune. Por demokracia funksion në Shqipëri. 23 qershori po afron, jam i bindur se shqiptarë me mençuri, me gjakftohtësi do të votojnë për forcën që u provua gjithë këto vite lokomotivë e vërtetë e integrimit. Do të votojnë për besimin ndaj atyre, të cilët shndërruan në realitet premtimet tyre. Do të votojnë për PD e cila programin saj e ka të bazuar ne vlerat metë larta njerëzore dhe hyjnore, e ka të bazuar në besimi tek familja, tek Zoti , tek vendi, tek liria e individit, e ka të bazuar në respektin e ndërsjellë . Ndaj dhe ju ftoj ju të gjithë së bashku të shndërrojmë këtë fushatë në fushatën më të bukur që kemi zhvilluar ndonjëherë në historinë tonë, të festojmë arritjet tona por mbi të gjitha të punojmë së bashku për vizionin e shkëlqyer të 4 viteve që vijnë” ka theksuar më tej kryeministri.Kreu i qeverisë theksoi më tej se Partia Demokratike po shkon drejt fushatës elektorale me premtime të mbajtura në ndryshim nga alternativa tjetër e cila sipas tij ka vetëm bllokimin dhe bojkotin."Alternativa tjetër, për 4 vite ishte bojkot- bllokim, bllokim-bojkot. Momentin kur merrej vendim në parlamentin Evropian, për vizat për Shqipërinë, u ngritën çadrat para kryeministrisë në mënyrë që ai vendim të mos merrej. Në momentin kur do të vendosej në Komision , nisi xhiron në mbarë Shqipërinë me kutinë nën krahë ”hap kutitë të zhbllokoj vizat” . Në momentin kur do të merrej vendimi tjetër, nisën letrat drejt Brukselit, se shqiptarët do të vërshojnë mbi 800 mijë vetë drejt jush. Të gjitha këto mashtrime, shqiptarët sillen me heqjen e vizave në mënyrën më dinjitoze" tha kryeministri.