Pashkët, vijon fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri
Festa e Pashkëve që kremtohet këtë fundjavë ka shtuar fluksin e emigranteve në pikat doganore, që lidhin vendin tonë me Greqinë. Fluks emigrantësh janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.Sipas informacioneve në këtë pikë doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3426 shtetas me 869 automjete ndërsa kanë dalë 2365 shtetas me 550 automjete.Pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje me të cilat punon për të lehtesuar pritjet dhe shmangur radhët e gjata.Ndërkohë me afrimin e festës së Pashkëve pritet që në ditët në vijim të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikat doganore me shtetin grek.Gjithashtu policia kufitare në Kakavijë ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy persona të shpallur në kërkim.Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Kristo Karani 34 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim prone dhe 19-vjeçari Albert Kodhelaj, i dënuar me 4 muaj burg për vjedhje.