Mediu: E djathta duhet t’i hapë dyert për gratë

Kryetari i Partisë Republikane, zhvilloi një takim me gra intelektuale të Tiranës për të shpalosur programin e Partisë Republikane, vizionin e forcës politike që drejton, duke i konsideruar gratë si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin në politikën e pazareve që po zhvillohet sot.Gjatë këtij takimi, duke vlerësuar rolin e gruas në politikë dhe kontributin, më shumë të penguar, të gruas në politikë, Mediu theksoi se tashmë e djathta duhet t’i hapë dyert për gratë me ambicie në politikë.“Partia Republikane mendoj se eshte ambienti më i mirë për ta gjetur veten politikisht çdo femër. E them pa mëdyshje kjo sepse baza e Partisë Republikane është besimi, besimi në zot, besimi në familje, besimi në mirëqënie që vjen si produkt i lirisë, pronës që krijojmë. Besim i cili na jep mundësinë të kuptojmë se ç’është morali, e mira dhe e keqja, dashuria dhe respekti ” theksoi MediuKryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi edhe një takim me kryetarët e degëve në rrethe e si dhe me koordinatorët e qarqeve.Gjatë këtij takimi, Mediu duke vlerësuar aleancën e djathtë ku bën pjesë Partia Republikane, shprehu angazhimin maksimal të të gjitha strukturave, por edhe duke theksuar përgjegjësitë e PR mbi procesin zgjedhor.Në këtë takim u bënë diskutimet  finale mbi plotësimin e listave me candidate për deputetë, gjithashtu të edhe të dërgimit pranë KQZ-së të listave me anëtarët e KQV-ve, gjithmonë duke respektuar afatet ligjore te vendosura nga KQZ.Gjatë këtij takimi, të gjithë kryetarët e degëve në rrethe të PR-së shprehën angazhimin maksimal për të zhvilluar një proces model zgjedhor.