Selimi: Kosovë-Shqipëri, të bashkuara në BE. Sfidë, implementimi i marrëveshjes me Serbinë
Si e shihni, si gjë të mirë marrëveshjen me Serbinë?
Pas diskutimeve të gjata mes dy Kryeminsitrave më në fund kemi një marrëveshje për shpërbërjen e strukturava paralele. Për 14 vite me radhë Kosova e ka pasur të pamundur të ushtrojë autoritetin e saj në këtë pjesë.
Vetëm kjo ishte pika më e rëndësishme?
Fokusi është tek kjo pjesë, duke ditur se veriu nuk ka zhvillim dhe menaxhohet nga Serbia përmes kontrabandave të ndryshme.
Serbët e Kosovës nuk pranojnë marrëveshjen?
Beogradi e ka dhënë përgjigjen e tij dhe mbështet marrëveshjen. Marrëveshja është mbështetur dhe përshëndetur edhe në Kosovë përgjigjësisht. Tashmë kryesore mbetet realizimi i marrrëveshjes, po aq sa është e rëndësishme që të binden dhe banorët e veriut.
Mediat raportuan se nuk pati rezultat takimi i Dacic me serbët e veriut, cfarë nuk pranojnë?
Është rezistenca e parë e tyre. Por është detyrë e institucioneve të Kosovës që të realizojë këtë marrëveshje, por edhe presioni i Serbisë që i ka financuar këto struktura. Jurikisht ata duhet të ndërprejnë financimin, në marrëveshje thuhet që ky komunitet duhet të institucionalizohet në republikën e Kosovës. Qeveria kosovare ka plan konkret, sëpari duhet të bëhen zgjedhjet, ku të dalë një lidership i ri që do fillojë implementimin e marrëveshjes dhe respektimin e ligjeve të Kosovës. Reagimi i parë i tre komunave ka qenë që të shkojnë në referendum, e cila është kundërshtuar edhe nga Beogradi, nga Kosova po ashtu, pasi është antikushtetuese. Tani kanë hequr dorë nga referundimi dhe kanë vendosur ta cojnë në gjykatën Kushtetuese të Serbisë për interpretim. Në Kosovë marrëveshja është mbështetur gjerësisht në parlament edhe nga opozita, por është kundërshtuar nga VV.
Ka pas zëra se marrëveshja e ka bërë Serbinë aktor dhe faktor të brendshëm në Kosovë, qëndron kjo ?
Jo faktikisht kjo e ka larguar.
I ka mundësitë Kosova të vërë nën kontroll veriun në aspektin e sigurisë?
I ka mundësitë, ne kemi mbështetjen e BE dhe këtu vepron edhe EULEX. Po shqyrtohet koha për zbatim dhe mënyra si do të veprohet për implementimin e marrëveshjes. Në takimin në Bruksel, Serbia kërkoi kohë, mendoj se me 13-15 maj do fillojë veprimi.
Cfarë lëshoi Kosova?
Nuk ishte një marrëveshje që jep maksimumin e dëshiruar. Por është hera e parë që takohen dy Kryeministrat dhe bisedojnë për këtë cështje kur 1 vit apo 2 përpara Serbia ka qenë totalisht kundër. Kemi një ralitet që ka ecur përpara, është defacto. Çdo politikan serb që ka pretenduar të fitojë zgjedhjet e ka shfrytëzuar cështjen e Kosovës.
Thaci tha se më këtë marrëveshje u realizua njohja defacto e Kosovës nga Serbia, sa e vertëtë është?
E gjithë kjo lë të kuptohet se Serbia po drejtohet drejt BE. Vetë takimi mes dy Kryeminsitrave lë të kuptohet se Serbia gradualisht duhet të reflektojë për Kosovën.
A do ketë falje nga Serbia për luftën në Kosovë?
Duhet të ndodhë, Serbia ka bërë krime të mëdha në Kosovë, ka ndodhur një genocid, dëbim i njerëzve , shkatërrim i pronës. Serbia duhet ta pranojë një ditë dhe të kërkojë falje. Kemi një deklarim të Presidentit serb, ku kërkon falje ndaj Serbrenicës.
Keni garanci që serbët do respektojnë marrëveshjen?
Të gjitha bisedimet janë ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, të cilët janë dhe garant të marrëveshjes. Besoj që do realizohet dhe mekanizmat e brendshëm do luajnë rolin e tyre.
Cfarë ka ndikuar tek Serbia për tu ulur me Prishtinë për të negociauar?
Së pari ka të bëjë aspirata për integrimin në BE. Serbia e ka parë që është e papërballueshme të financohet një strukturë jolegjitime. Besoj që edhe vetë Serbia e ka kuptuar se është një rrugë pa krye, por ka qenë edhe presioni i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ku këta të fundit kanë luajtur rolin e tyre. Normal që dashuria për Kosovën nuk e ka shtyrë Serbinë në këtë drejtim, pra ska qenë një vullnet i vetë qeverisë serbe për negociim, por presioni i ndërkombëatërve.
Po Kosovën?
Qeveria ka një strategji për të zhvilluar Kosovën. Në këtë rast Kosova ka fituar se po fillon ta menaxhojë veriun pas 14 vitesh. Kosova ka fituar në aspektin e brendshëm por dhe politikën e jashtme, kryesisht për ato shtete që se kanë njohur Kosovën. Cdo qytetari i ka interesuar menaxhimi i pjesës veriore, ku kanë vepruar struktura kriminale, ku janë bërë kontrabanda të ndryshme të cilat reflektojnë direkt dhe në buxhetin e Kosovës.
A do të pasohet marrëveshja me njohje të reja për Kosovën?
Është e drejtë e atyre shteteve, por jurikisht u është hapur rruga për të mos nxjerrë arsye, me përjashtim të atyre shteteve që kanë të njëtat probleme të brendshme.
A është konsultuar Thaci për këtë marrëveshje?
Nuk ka pasur nevojë të konsultohet, ka marrë një mandat nga Parlamenti që të vazhdohet me bisedimet, ka grupin e ekspertëve të tij. Me mbylljen e marrëveshjes mori mbështetjen e 2/3 të parlamentit.
Kosova 5 vjet shtet me shumë probleme, çfarë duhet biseduar?
Kosova në fakt ka probleme të brendshme në zhvillimin ekonomik, ka shumë të papunë, kryesisht të rinj. Por problemi i Mitrovicës është problem kryesisht politik dhe pa u zgjidhur kjo nuk mund të ketë zhvillim. Kosova ka probleme të shumta sa i përket ligjit, gjyqësorit dhe qeveria e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim.
Pse qeveria Thaci nuk po arrin të ketë rezultate në luftën kundër korrupsioni?
I gjithë Ballkani e vuan këtë pjesë. Kosova më shumë, si një shtet i ri, por qeveria ka mekanizma përmes të cilave e lufton. Korrupsioni duhet të denoncohet nga vetë qyetarët, pasi tregon një degradim të shoqërisë, është kanceri i të gjitha zhvillimeve ekonomike. Një rol të madh kanë luajtur edhe organizatat joqeveritare. Duke ndëshkuar persona të akuzuar për korrupsion do ti vihet fre këtij fenomeni.
Jemi të ngjashëm në këtë drejtim, një nga arsyet që Shqipëria dështoi edhe me statusin?
Ndoshta në një të ardhme jo të largët do të zhvendosim këtë dukuri. Shqipëria ka merituar të ecë përpara, duhet të ishte në BE. Janë probleme të brendshme në Shqipëri që skanë mundur të gjejnë frymën e bashkëpunimit për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE. Shqipëria e ka mbështetur në cdo aspekt Kosovën, në të gjitha njohjet.Politika e Jashtme mes dy vendeve është shumë e kordinuar.
Qyetarët shqiptarë kanë hedhur paralele mes shtrëngimit të duarve Thaci–Dacic dhe mjungesës së një akti të tillë mes dy aktorëve kryesore politik në Shqipëri?
Shqiptarët do dalin në votim në 23 qershor, shpresoj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Sdua të kometoj shumë raportet mes dy liderve të mazhorancës dhe opozitës, por në momente të caktuara aktorët politike duhet të bashkohen për interesa madhore të vendit. Duhet gjetur forcë dhe kalohen disa parime partiake. Shqipëria është anëtare e NATO-s, duhet të anëtarësohet sa më shpejt në BE.
Mos vallë Thaci e ka bërë edhe për kredo personale marrëveshjen?
Thaçi ka dëshmuar në shumë aspekte, gjatë luftës, udhëheqjen e takimit në Rambuje, ka ndjekur procesin dhe në Vjenë.Ai ka dëshmuar personalite të fuqishme, duke pas dhe mbështetjen e forcave të tjera politike qofshin ato të pozitës edhe opozitës. Mendimi i VV është shumë korrekt, është shqetësim që e kanë shumë qytetarë por duhet të presim frytet e marrëveshjes për të dhënë vlerësime. Kam besimin se me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve do ketë sukses.
Më e vështirë lufta apo negociatat për paqen?
Në disa aspekte është lufta. Është moment i fundit kur shterohen të gjitha mekanizamt për negociata. Ishte një represion shumë i madh ku humbi legjitimiteti i kosovarëve për të jetuar në vendin e tyre. Lufta ka pasoja shumë të mëdha ku qytetarë të pafajshëm humbin jetën gabimisht, ndërsa ushtarakët janë të vetëdisjmshëm në rrugën që marrin.
Komenti juaj për akuzat për krime lufte të ushtarëve të UÇK-së, si rasti “Klecka”?
Krime lufte kanë bërë ushtarët serbë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë ushtar i Kosovës nuk besoj se ka bërë krime lufte.Rastet e pafajësisë të personave të akuzuar vërtetojnë se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë. Krime dhe genocide në popullësisnë e Kosovës ka bërë policia dhe ushtria serbe. Faktet flasin, kemi fshatra të shkatërruara, mijëra të vrarë, masakra të ndryshme, kush i bëri këto? Serbia.Nuk mund të vendoset shenjë barazie.
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, si i shihni?
Qeveritë e dy vende janë të angazhuara për bashkëpunim, janë bërë disa marrëveshje , më i rëndësishmi është protokolli shtetëror i nëshkruar mes dy Minsitrave të Jashtëm për të pasur marrëdhënie bilaterale në të gjitha fushat. Problemi qëndron në zbatimin e tyre, jo në nivelin politik por në rangje drejtorësh e me radhë, sic kishim problemin e patates, miellit. Këto gjëra nuk duhet të përsëriten. Patëm një realitet, u dhanë versione të ndryshme si në rastin e qumështit, ashtu edhe të mielli ku u deklarua se ndodhi për shkaqe teknike. Por nuk duhet të ketë tendenca personale apo politike, besoj se kjo mbetet në të kaluarën duke iu referuar angazhimit të të gjitha dikastereve.
Shkëmbimet më të mëdha i keni me Serbinë, pse?
Nëse kthehemi vite prapa mund të them po, por me zhvillimin e infrastrukturës me Shqipërinë kemi një rritje të shkëmbimeve tregtare, pra eksport-import, kryesisht produkte ushqimore dhe në ndërtim. Sot porti kryesor për Kosovën është Durrësi.
Cfarë nddohi me portin e Shëngjinit, pse nuk u realizua projekti?
Më shumë është cështje teknike, ka një kosto fuinaciare. Ende është në letër, ska një plan të detajuar, të cilin Kosova duhet ta hartojë dhe tia paraqesë qeverisë Shqiptare. Porti i Durrësit është porti më strategjik jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin, si Serbia.
Po hekurudha në Rrëshen- Morinë?
Edhe kjo ka koston e saj. Kam qenë në takimin mes dy Kryeministrave. Ne e kemi shumë lehtë se kostoja te ne është më e vogël, Shqipëria më shumë, por kostoja është më e madhe se e rrugës së Kombit. Berisha është zotuar se do ta fusë në planin e fizibilitetit. E vetmja pengesë janë financat, vullneti nuk mungon. Ëshët biseduar edhe për projektin TAP, që të ketë një dalje edhe për Kosovën. Duhet një kordinim edhe në fushën energjitike, që mos të kemi asnjehrë probleme energjitike në dy vendet.
Ky është bashkimi Shqipëri-Kosovë?
Ne do përgatisim të gjithë infrastrukturën për zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. Ne aspirojmë drejt integrimit në BE, ne duhet të kemi bashkim shpirtëror, ekonomik dhe kulturor në të gjitha nivelet.
Po interkonjeksioni?
Besoj se Interkonjeksioni do vazhdojë shumë shpejt, di që kompania tjetër është afër nëshkrimit të marrëveshjes.
Hidrocentrali i Zhurit?
Janë në faza negociatash.Është një projekt madhor, duhen zhvendosur të gjitha ato fshatra, por sduam të dëmtojmë njëri-tjetrin. Nuk ka një përfundim konkret. Duhet një politikë ekonomike afatgjatë, duhet të mendojmë të kemi një treg të lirë rajonal, jo vetëm me Shqipërinë. Vullneti politik ekziston, por dueht të reflektohet edhe nga mekanizmat e tjera.
Kodi i përbashkët telefonik?
Kosova duhet të ketë prefiksin e saj, por në të kundërt do ishte shumë mirë të përdornim të Shqipërisë derisa po përdorim të Francës. Por do bëjmë gjithcka që ne si Kosovë të kemi vlerat tona. Do insistojmë fort.
Me Ligën e Futbollit, cfarë u bë?
Pati një lëvizje të mirë, por jemi në rrugë të mbarë për të pasur njohje ndërkombëatre të futbollit të Kosovës. Nuk duhet të pengohet, nuk është politik, sduhet të pengohet packa nuk jemi ende anëtarë të OKB.
Ka rënë disi ritmi i nacionalizmave këtu në Shqipëri për bashkim kombëtar?
Është një ëndërr e shqiptarëve, por ne jemi deklaruar që Kosova është shtet dhe po punojmë ta bëjmë shtet të fuqishëm. Rruga më e mirë është bashkimi i dy vendeve në BE, por nuk e përjashtoj në një moment më të largët ku përmes mekanizmave ndërkombëtare mund të shkohet edhe në bashkim kombëtar. Ndoshta retorikat për bashkimin kombëtar ishin në kuadër të 100 vjetorit, nuk bëhet me fjalë, por me vepra.
Pse po bëjnë fushatë politikanët tonë në Kosovë?
Është gjë e mirë, duhet të kenë sa më shumë vizita për shkëmbime idesh. Por kjo nuk reflekton në zgjedhje. Dëshiroj të tejkalohet procesi i KQZ, të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mos jenë në fokus të BE për zgjedhje me probleme.