“Festa” tradicionale e 1 Majit, në vend të paradave, të papunët piknik në liqen
1 Maj para viteve 90 ishte i mbushur me parada, dekor, buqeta me lule dhe përshëndetje më udhëheqjen në bulevardin kryesor të kryeqytetit. E ndërsa sot 20 vjet më pas Tirana e zhurmshme i përket të pakënaqurve të politikës, ata që vendosën të protesojnë për punetorët ishin vetën në hapësirën e Ushtarit të Panjohur, ndërsa e përbashkëta e viteve është mentaliteti për ta konsideruar një ditë feste pushimi e pikniku.Riza Gorja i moshuari nga Shkodra, sjell në detajet paradat e asaj kohe. Kjo ishte dita thotë ai që punëtorët tregonin arritjen në bujqësi dhe parade bëhej me veglat e punës. Si traktoristë Rizai thotë se paradat i ka bërë dhe me traktorë.Pikërishtë tek Ushatari i Panjohur, ku shifrat zyrtare i kundërshtojnë matrapikët dhe këta të papunë të cilët shtohen dita ditës, konfederat e sindikatave organizoi një proteste për të drejtat e punëtorëve, pensionet e ulta dhe politizimin e sindikatave.Tirana nuk e njohu qetësinë këtë ditë. Qyteti nuk ishte në "pronën" e protestuesve të papunë, as në tubimet e sindikatave por në zhurmën e politikës së ndezur duke treguar se sot nuk është vetëm festë apo protestë e punëtorëve.