Meta uron Lettën: Pas 23 qershorit, zgjerim të partneritetit mes dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Italisë,Enrico Letta, për marrjen e detyrës së re dhe për formimin e qeverisë italiane."Emërimi juaj është dëshmi e përgjegjësive të mëdha që ju janë besuar nga forcat politike, ndërkohë që votëbesimi i parlamentit na jep shpresë se do të keni mundësi të përballeni me sfidat madhore që keni përpara, jo vetëm në të mirë të Italisë, por për mirëqenien e të gjithë Evropës", u shpreh Meta.Meta shprehu gjithashtu besimin në kapacitetet e pakundërshtueshme, aftësitë dhe eksperiencën e gjerë të z. Letta në gjenerimin e rritjes ekonomike dhe stimulimin e punësimit, veçanërisht për të rinjtë italianë.Më tej Meta shton se"ndjehemi krenarë për partneritetin strategjik që kemi arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe ju siguroj se pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, ky partneritet i veçantë do të vazhdojë të zgjerohet në të gjitha fushat, ndërkohë që kemi besim në mbështetjen e fortë historike të qeverisë italiane në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë".