Specializimet në mjekësi të pamiratuara, ankime edhe në QSUT

Shëndetësia është sektori i cili pa patur më shumë kosto nga largimi i koalicionit PD-LSI që u shoqërua edhe më ndyrhsimet e titullarve në ministri dhe në spitale.Qeveria nuk ka miratuar listën e specializantëve në mjekësi edhe pse aplikimet kanë qënë në masë. Dekani i fakulteti të mjekësisë Bajram Hysa nuk dha detaje mbi kufirin e kohës për këtë listë por u shpreh së është në pritje të vendimit të këshillit të ministrave.Por edhe në QSUT, të pakënaqurit nga konkusi për zgjedhjen e shefave të shërbimit kanë depozituar një sërë ankimimiesh në Ministri. Nga 58 shërbime të QSUT, 14 shefa nuk e kanë marrë ende detyrën. Në raste se ankimet janë të shumta mund të rikthet konkursi i zgjedhjes së shefave.Universiteti i mjekësisë zhvilloi kongresin e shkencave Bio-Mjekësore. Të këtë takim të përbashkët të studentëve e pedagogëve diskutuan mbi risitë që ofron ky institucion për këtë shkencë.