Veliaj: Vjedhja e banesës, dëshmi e pasigurisë në vend
Një dëshmi rë realitet në vend. Kështu e ka përkufizuar lajmin e qarkulluar sot në media për grabitje të banesës së tij, sekretari për Rininë në PS, Erjon Veliaj. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV "Ora News" me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, ai tha ky rast kriminal është një arsye më shumë për tu angazhuar për një Shqipëri ndryshe.“Nuk ka ndodhur mbrëmë por të enjten, nuk kam deklaruar gjë vetë, ka qenë raporti i policisë. Por është një gjë që po u ndodh rëndom qytetarëve dhe kjo është një arsye më shumë për tu angazhuar për një Shqipëri ndryshe. Shqiptarët vidhen në të gjitha nivelet nga shteti. Sot Tiranë është komplet jashtë kontrollit, nuk mund të parkosh makinën se ke një të ri nga provinca me një arkë birrë që ka zaptuar territorin. Kemi shumë të rinjë të papunë dhe duhet ti adresojmë këto probleme, pasi krimi luftohet duke luftuar sëpari shkaqet që e sjellin atë” tha ai.Nuk ka kohë për të mundësuar votimin e emigrantëve thotë Veliaj, duke poshtë propozimin e Kryeministrit në Ambasada.“Se kemi kundërshtuar asnjehrë, kemi 8 vjet që e lusim, po bëhet si cështja e votës së 16 vjecarëve. Ne e kishim të hapur kodin zgjedhor duhej ta bënim, duhet ta fusnim në buxhet, se ka kosto. Në fund fare ai nuk na dorëzon një propozim. Ai thotë të votojnë në Ambasada, në cilat? Ajo e Amerikës ka falimentuar, në Ambasadën në Vjenë, ambasada e veshit. Në Ambasadën në Romë është babai i veshit. Kjo është diplomacia shqiptare, totalisht e falimentuar që s’po paguajnë dot faturat energjitike. Ne kemi propozim konkret” deklaroi Veliaj.Lidhur me KQZ, Veliaj deklaroi se PS është për realizimin e një balance politik, por duke zgjedhur një kryetar konsensual.“Ka një dakordësi 100% të komunitetit të ndërkombëtarëve. Kemi kërkuar balancën dhe të zgjedhim me konsensus kryetarin. Kryeministri arrin të vrasë bukurinë e politikës. Ne nuk mblodhëm dot parlamentin për të përmbyturit në Shkodër, ndërsa për veshin u mblodh. Mezi pres që Edi Rama të bëhet Kryeministër. Besoj se do jenë zgjedhjet e para ku një opozitë ka përcaktuar axhendën dhe për të cilën po debaton. Na duhet një aksion për të pastruar vendin pasi jemi vendi më zhuls në Europë, të kalojmë ligjin e votës së emigrantëve, të ndalojmë ligjin e importin e plehrave, të rregullojmë sistemin e taksave me një buxhet të ri me në fokus arsimin dhe shëndetësinë” tha ai.I pyetur lidhur me “përjashtimet në lista” të eksponetëve të rëndësishëm në PS dhe rrezikshmërinë e një euforie për fotore në kampin rozë, Veliaj u përgjigj:“Sistemi i ri zgjedhor është një garë ekipesh. Jemi në një situatë para ndeshjes, paraprakisht dihet ekipi por duhen përcaktuar pozicionet në ditët në vazhdim. Është me rëndësi të ndërtojmë një vizion, Kryeministri do jetë ose Sali Berisha ose Edi Rama. Është më e mirë euphoria, sesa kjo që bën qeveria , që në kulmin e fushatës merret me veshin”.Po cfarë ofron PS në programin e saj për të rinutë shqiptarë?“Jemi e vetmja parti që ka një program. Pala tjetër nuk ka, riciklojnë copëza të tyre. Është një film falls. Ne jemi marrë shumë seriozisht me këtë punë.Kemi dhënë 36 propozime konkrete për rininë, shumica lidhen me arsimin. Sot për arsimin kjo qeveri harxhon shumë pak, 2,7% të buxhetit. Ne propozojmë rritje buxheti me në fokus mësimin e zanateve. Një aspekt i rëndësishëm janë dhe veprimtaritë kulturore dhe sportive. Së fundi punësimi, shteti duhet të ketë rol aktiv në punëdhënie” deklaroi Veliaj ndërsa shtoi se në 17-18 maj do ketë një varianr përfundimtar të programit për nëj Rilindje shqiptare.