Venger: Van Persi, lojtari i fundit që i shes Junajtid

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është zotuar publikisht se Robin Van Persi është dhurata e fundit që i ka bërë Mançester Junajtid dhe nuk do të pranojë më t'i shesë lojtarë klubit të Aleks Ferguson.Francezi pranoi të shiste sulmuesin holandez në sezonin e kaluar për 24 milion paund, pasi ky i fundit kishte kaluar një sezon të shkëlqyer me 37 gola të shënuar në të gjitha aktivitetet. Por holandezi duket se nuk i kishte mbaruar të gjithë golat, pasi po i afrohet asaj shifre edhe me skuadrën e re, duke u bërë protagonisti kryesor i fitores së titullit kampion."Ai i pëlqejnë Ferguson lojtarët e mi? Nuk e di, por ai nuk do të firmosë më me asnjë prej tyre nga ne", ishte komenti i prerë i trajnerit francez, që ka bërë të qartë qëndrimin e ri të klubit.Ai ka qenë kritik ndaj atyre tifozëve që kanë vërshëllyer dhe sharë Van Persin gjatë takimit, duke e cilësuar këtë një agresion të pavlerë."Është zhgënjyese që kur kthehesh të luash në ish-stadiumin tënd, të bëhesh pjesë e agresionit nga fansat. Ata e dashuronin atë, ndoshta kjo është arsyeja pse ndiheshin pak të zhgënjyer që e kishin kundërshtar", tha trajneri francez.Në fund, ai mbylli çdo spekulim për largimin e mundshëm të tij drejt PSZH në fund të këtij sezoni."Unë po përgatitem për ndeshjen e radhës dhe sezonin e radhës me Arsenalin. Unë i kam respektuar gjithmonë kontratat dhe kjo nuk është mosha e duhur për të ndryshuar sjelljen", deklaroi trajneri që ka një kontratë deri në vitin 2014 me klubin londinez.