Juve dhe Real në garë për kartonin e Ibrës
Zërat për një largim të Zlatan Ibrahimoviç nga francezët e PSG, sa vijnë edhe shtohen çdo ditë e më shumë. Teksa flitet për një rikthim të mundshëm të tij tek Juventusi, gazeta franceze "Le Sport" shkruan se suedezi mund të përfundojë tek Real Madrid. Listës për të marrë shërbimet e gjigantit me origjinë boshnjake i shtohet edhe një skuadër e madhe si "Galaktikët" e kryeqytetit Iberik.Ibra prej kohësh ka kërkuar që të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube dhe kalimi mundshëm te Reali i Madridit shihet si mundësia më e mirë për t'ia arritur këtij qëllimi, pasi Madrilenët janë skuadra me më shumë trofe në Chempions.Kalimin e Ibrahimoviç në Spanjë, mediat franceze e lidhin me mundësinë që Ançeloti ka për të marrë drejtimin e skuadrës së, Real gjithmonë nëse Mourinho largohet nga kryeqyteti spanjoll.Për më tepër, transferimi i Ibrahimoviç në Spanjë shihet edhe si një mundësi për suedezin që t'u tregojë katalanasve se nuk ishte faji i tij që qëndroi për vetëm një vit tek Barcelona.Tashmë Juventusi duket se do të ketë një rivalë të fortë për të marrë shërbimet e suedezit, i cili ka shprehur qartë dëshirën për tu rikthyer në Itali te bardhezinjtë e Juventusit, por ndërhyrja e Real mund të bëjë që Ibra të ndryshojë mendje pasi fitimet do të jenë më të mëdha te Galaktikët. Në merkaton e ardhshme mbetet për tu parë se kush do të jetë destinacioni i radhës për suedezin, që njihet për lëvizje të shumta në karrierën e tij futbollistike.