Bekenbauer: Barça do të bëjë lojë të pisët

Franc Bekenbauer i ka bërë thirrje lojtarëve të Bajern Mynih që të kenë shumë kujdes në sfidën ndaj Barcelonës, pasi sipas tij, katalanasit do të përpiqen në të gjitha mënyrat që të sigurojnë rezultatin, edhe duke bërë "lojë të pisët"."Barça do të përdorë çdo mjet të mundshëm për të larguar Bajernin nga ritmi normal i ndeshjes. Ata do të veprojnë me mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të arritur objektivin e tyre. Ata do të luftojnë në të gjitha mënyrat pasi kanë pësuar një goditje të rëndë në krenarinë e tyre"."Barcelona nuk do të dorëzohet. Do të përdorë çdo mënyrë të mundshme për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë. Ata do të provokojnë dhe do të përdorin çdo hile që ekziston në botën e futbollit", ka deklaruar drejtuesi i bavarezëve. "Barcelona do të mundohet të largojë lojtarët nga loja kolektive, duke u munduar që të përfshijë ato në duele të vazhdueshme individuale, gjë që Bajern nuk duhet ta bëjë kurrsesi, pasi kështu çdo lojtar neglizhon pjesën tjetër të skuadrës", ishte paralajmërimi i Bekenbauer.Një shqetësim më shumë për ekipin bavarez është numri i lartë i lojtarëve që rrezikojnë të mungojnë në finalen e madhe nëse ndëshkohen me karton të verdhë në këtë sfidë. Filip Lahm, Dante, Bastian Shvajnshtajger, Havi Martinez, Luiz Gustavo dhe Mario Gomez janë lojtarët që rrezikojnë të marrin pjesë në finale, ku secili prej tyre do të përbënte një mungesë shumë të rëndësishme në planet e Jup Heinkes.