PSG hakmerret ndaj Evian, në fund ka edhe grushte
Skuadrës së PSG i ka mjaftuar një gol për të siguruar tre pikë të plota në transfertën e Evian që u luajt në stadiumin "Park des Sports".Kryeqytetasit fituan me rezultatin 1-0, ndërsa kjo fitore u shërbeu atyre për tu hakmarrë disi ndaj ekipit të Evian, i cili i eleminoi nga Kupa e Francës. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga argjentinasi, Javier Pastore, i cili përveçse i dha tre pikët e radhës skuadrës së tij e ndihmoi atë të afrohej më afër objektivit të sezonit, që është fitimi i titullit kampion. Fundi i takimit ishte dramatik, Marko Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 81, ndërsa David Beckham mori direkt të kuqe në fundin e ndeshjes, e cila u shoqërua me grushte mes Khelifa dhe portierit Sirigu. U desh ndërhyrja e lojtarëve për të shuar sherrin mes dy futbollisteve, që ashtu si Verreti dhe Bekam u ndëshkuan me kartona të kuq.Pas javës së 34, Paris Saint-Germaini është nëntë pikë përpara Marseille dhe i duhet vetëm një fitore për t'u shpallur kampion. Marsejezët ashtu si kryeqytetasit fituan këtë fundjavë me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Lion u ndal në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Sent Etienit.Në javën e 34-të të Ligës së parë franceze janë shënuar këto rezultate:Lille - Sosho 3-3Lorient - Marsejë 0-1Ajasio - Montpelie 2-1Bastia - Tolusë 0-0Bordo - Reims 0-0Brest - Renne 0-2Valenciann - Nansi 0-0Lion -Sent Etien 1-1Nisë - Troua 3-1Evian- PSG 0-1