Totozani pro votës së emigrantëve: Të votojnë dhe të huajt që jetojnë në Shqipëri

Avokati i Popullit ka kërkuar që të garantohet e drejta e votës për emigrantët, e drejtë kjo që do të jetë për ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Europës dhe në anën tjetër edhe për të huajt që jetojnë në Shqipëri.Në kohën kur vendi është në një situatë të tensionuar parazgjedhore ,ku vota e emirgantëve është synimi i dy partive të mëdha, propozimi i Avokatit Totozani i hap udhë edhe votimit të 7000 të huajve në vend.Për më shumë se një vit, qytetarët shqiptarë nuk janë lejuar të ndryshojnë emrin në rast se janë kthyer në kufi në një nga nga vendet e BE. Po ashtu janë ndaluar edhe ata që më parë janë kthyer më shumë se 2 herë në kufi. Totozani tha se ka shkelje e ligjit të gjendjes civile dhe e të drejtave të njeriut.Totozani tha se në vend nuk ka një strategji për migracionin. Ndërsa të pranishmit në dikutim u shprehën optimist se do të bëhet gjithçka që është e mundur për emigrantët e kthyer për të lehtësuar intergimin dhe punësimin e tyre.