Kodi penal kalon për votim në seancë, ashpërsimi i masave me votat e PD, PS abstenon

Pas më shumë se një muaji diskutime në Komisionin e ligjeve janë miratuar me votat e mazhorancës dhe abstenimin e opozitës ndryshimet në kodin penal.Gjatë diskutimit të ndryshimeve në parashikimet për armëmbajtje pa leje në publik, deputetët e opozitës Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj hodhën dyshime për pritshmëritë e këtij neni pasi krijohet mundësia për trafikim armësh.Për ndryshimet në kodin penal është dëgjuar edhe zëri i grupeve të interesit, përfaqësues të shoqatave të sistemit të drejtësisë, etj.Këto ndryshime janë pjesë e paketës së reformës në sistemin e drejtësisë ndërsa parashikohet rritja e masës së dënimit për vrasjet dhe krimet e rënda. Këto ndryshime pritet ti nënshtrohen votimit në séance e radhës në Kuvend.