PD: Rama shmang kandidimin në kryeqytet, frikë nga “memoria”e qytetarëve

Partia Demokratike ka akuzuar kryesocialistin Rama se po tenton ti shmanget përballjes me votën e kryeqytetasve, nga frika e pësimit të të njëjtit fat si në 2011. Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, deklaroi se Rama ka frikë nga qytetarët e Tiranës se është i bindur se në kujtesën e tyre është e memorizuar e gjithë historia dhe veprat e tij në 8 vite drejtimi të Bashkisë.Tabaku renditi disa arsye se pse Rama po kërkon të shmangë kandidimin e tij në Tiranë në zgjedhjet parlamentare.“Rama kërkon të shmangë kandidimin në Tiranë pasi nuk u kthen dot përgjigje kryeqytetasve pse e dogji Titranën me 21 janar, lejet e ndërtimit që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, pallati i bashkëshortes së tij, zhdukja e terreneve të gjelbërta, parqeve të lojrave apo rrugëve të shtruara që u ka dalë asfalti elektoral.Qytetarët nuk e harrojnë ish kryetarin e tyre që u deklaroi se nuk merret me punësimin, as bizneset nuk harrojnë dyfishimin e taksave” deklaroi Tabaku.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se, Rama ka frikë nga një dështim tjetër spektakolar, si ai i para dy viteve, ndaj nuk ka qytet, komunë apo fshat të Shqipërisë që të dojë kandidimin e Ramës, pasi kudo ku ai shkon ndjell humbje.