Vlorë, Fermat e rritjes së peshkut nuk ju kushtohet rëndësi nga qeveria

Fermave të rritjes së peshkut të ndodhura përgjatë gjithë vijës bregdetare joniane, nga Vlora deri në Sarandë, nuk ju kushtohet rëndësi nga qeveria.Kështu janë shprehur sipërmarësit vendas e të huaj, punonjës në rezervatin e peshkut në gadishullin e Karaburunit, pas portës së bazës së Pashalimanit. Sipas punonjësit izraelit  të punësuar prej 6 vitesh në biznesin e rritjes së peshkut në këto gjire, nuk ka asnjë përkrahje nga ana e qeverisë në rast risku.Ndërkohë një rritës peshku,  Muharrem Jazaj , për “Ora News” tregon peripecitë që heqin punonjësit e firmës për rritjen e peshkut si dhe deri tek shitja e tij në treg, për shkak te konkurencës.Këto rezervuare edhe pse i japin një ndihmesë të madhe tregut vendas por dhe ekonomisë lokale, nuk kanë mbështetjen e duhur nga organet përkatëse.