Fundjava sjell pushuesit në plazhin e Durrësit dhe Shëngjinit

Fundjava ka sjellë pushuesit në plazhin e Durrësit. Një atmosferë me të vërtetë e veçantë është krijuar jo vetëm nga pushuesit e ardhur nga rrethet dhe kryeqyteti, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.Një shëtitje në bregdet ,apo një kafe në lokal kanë shërbyer për t'ju larguar monotonisë së javës, në këto ditë të nxehta pranvere. Në mikrofonin e “Ora News”, qytetarët komentojnë këtë atmosferë dhe axhendën e një dite pushimi.Ndërkohë edhe në qytetin e lezhës, shumë vizitorë i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit, duke shijuar diellin dhe detin e tij.Megjithëse jemi ende në muajin Prill dhe larg hapjes zyrtare të sezonit, të apasionuarit e bregdetit nuk kanë hezituar ti drejtohen dy prej destinacioneve të plazhit të Durrësit e Shëngjinit.